Hidhet shorti i Ligës Unike, Vllaznia – Golden Eagle Ylli përballen në xhiron e parë

17.10.2021

Garat në konkurrencën e femrave do të fillojnë në mesjavë, kurse në fundjavën e ardhshme do të fillojnë garat në konkurrencën e meshkujve. Te femrat do të zhvillohen dhjetë xhiro (vajtje-ardhje) dhe më pas faza e Play-offit. Në konkurrencën e meshkujve Liga Unike do të zhvillohet me sistem të dyfishtë vajtje-ardhje në edicionin 2021-2022. Pas […]

Hidhet shorti i Ligës Unike, Vllaznia – Golden Eagle Ylli përballen në xhiron e parë Foto: Ilustrim

Garat në konkurrencën e femrave do të fillojnë në mesjavë, kurse në fundjavën e ardhshme do të fillojnë garat në konkurrencën e meshkujve.

Te femrat do të zhvillohen dhjetë xhiro (vajtje-ardhje) dhe më pas faza e Play-offit. Në konkurrencën e meshkujve Liga Unike do të zhvillohet me sistem të dyfishtë vajtje-ardhje në edicionin 2021-2022. Pas përfundimit të 14 xhirove të rregullta në konkurrencën e meshkujve, vendet 1-2 kualifikohen direkt për Final 4, ndërsa vendet 3-6 dhe 4-5 luftojnë për vendin e tyre në Final 4 përmes dy ndeshjeve kualifikuese vajtje-ardhje, në të cilat takohen ekipet 3-6 dhe 4-5. Skuadra e cila nxjerrë rezultat më të mirë nga dy ndeshjet e zhvilluara (pikët e shënuara në total nga dy ndeshjet) do të jetë gjysmëfinaliste. Ekipet më mirë të renditura luajnë si vendas në ndeshjen e kthimit.

Në xhiron e parë te femrat do të përballen Tirana me Prishtinën, Bashkimi me Partizanin dhe Flamurtari dhe Penza.

Te meshkujt në xhiron e parë do të përballen Tirana-Rahoveci, Prizreni 16-Kamza, Vllaznia-Ylli dhe Peja-Teuta.

Orari – Femrat

Xhiro 1
Tirana-Prishtina
Bashkimi-Partizani    
Flamurtari-Penza

Xhiro 2
Prishtina-Penza
Partizani-Flamurtari   
Tirana-Bashkimi

Xhiro 3
Bashkimi-Prishtina
Flamurtari-Tirana
Penza-Partizani

Xhiro 4
Prishtina-Partizani     
Tirana-Penza
Bashkimi-Flamurtari

Xhiro 5
Flamurtari-Prishtina
Penza-Bashkimi
Partizani-Tirana

Meshkujt

Xhiro 1
Tirana-Rahoveci
Prizreni 16-Kamza
Vllaznia-Golden Eagle Ylli
Peja-Teuta

Xhiro 2
Rahoveci-Teuta
Golden Eagle Ylli-Peja
Kamza-Vllaznia
Tirana-Prizreni 16

Xhiro 3
Prizreni 16-Rahoveci
Vllaznia-Tirana
Peja-Kamza
Teuta-Golden Eagle Ylli

Xhiro 4
Rahoveci-Golden Eagle Ylli
Kamza-Teuta
Tirana-Peja
Prizreni-Vllaznia

Xhiro 5
Vllaznia-Rahoveci
Peja-Prizreni
Teuta-Tirana
Golden Eagle Ylli-Kamza

Xhiro 6
Rahoveci-Kamza
Tirana-Golden Eagle Ylli
Prizreni 16-Teuta
Vllaznia-Peja

Xhiro 7
Peja-Rahoveci
Teuta-Vllaznia
Ylli-Prizreni 16
Kamza-Tirana