Haxhihamza, `Ylli i Javës’

10.03.2025

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, kanë ndarë çmimin “Ylli i Javës” për javën e 23-të të kampionatit.

Haxhihamza, `Ylli i Javës’ Foto: Ilustrim

Kësaj here, nderi i ka takuar portierit të SC Gjilanit, Kenan Haxhihamza, i cili është vlerësuar si më i miri i javës për herë të dytë këtë sezon.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, i përbërë nga Bujar Guta, Milaim Humolli dhe Fatmir Mehmeti. Ky komision ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Haxhihamzës në fitoren 1-0 të SC Gjilanit kundër FC Feronikelit 74. Portieri gjilanas shkëlqeu gjatë gjithë ndeshjes, duke bërë pritje vendimtare dhe duke pritur një penallti në minutat shtesë, duke siguruar kështu tri pikë të rëndësishme për ekipin e tij.

Haxhihamza shprehu lumturinë e tij për këtë vlerësim, duke theksuar se ky çmim është një motivim shtesë për të vazhduar me performancat e mira. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e punës ekipore dhe shpirtit luftarak të SC Gjilanit.

“Momenti ka qenë pak interesant, sepse fillimisht nuk e kam pritur që do të akordohet penallti. Nuk e kisha të qartë situatën, por më pas gjithçka shkoi në favorin tim. Arrita ta pritja atë penallti, që ishte vendimtare për ekipin, dhe në fund arkëtuam tri pikë shumë të nevojshme. Ambiciet tona janë të qarta, të vazhdojmë këtë formë të mirë dhe të synojmë Evropën. Ky është edhe objektivi i klubit dhe shpresojmë ta arrijmë. Gjithmonë çmimet të motivojnë për më shumë. Përderisa e kam fituar dy herë, pse të mos tentoj ta marr edhe për herë të tretë? Gjithçka ka ndodhur falë punës ekipore dhe shpirtit luftarak që kemi treguar në fushë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Me këtë rast, dua t’i uroj të gjithë ata që agjërojnë në këtë muaj të shenjtë, Zoti i begatoftë dhe i shpërbleftë për këtë agjërim,” tha Haxhihamza për faqen zyrtare të FFK-së.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler