Guardiola tregon se sa do të mungojë Haalandi

01.04.2025

Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, ka pësuar një lëndim në ndeshjen çerekfinale të FA Cup ndaj Bournemouthit.

Guardiola tregon se sa do të mungojë Haalandi Foto: Ilustrim

Këtë e konfirmoi edhe Pep Guardiola, i cili tregoi se sa do të mungojë sulmuesi.

“Më thanë mua, mjekëve, se ai do të jetë jashtë fushës për pesë deri në shtatë javë. Pra, shpresojmë që fundi i sezonit dhe në Kupën e Botës për Klube të jetë gati”, u shpreh Guardiola.

City, kujtojmë se në këtë sezon është eliminuar nga të gjitha garat përfshirë Ligën e Kampionëve dhe janë jashtë garës për titull në Premier League.

Mundësia e fundit për “qytetarët” është FA Cup në të cilin gjenden në gjysmëfinale.

deneme bonusu veren siteler deneme bonusu veren siteler