Granit Xhaka zyrtarizon rinovimin me Arsenalin

24.08.2021

Në një kohë ku ka shumë pasiguri për trajnerin e Arsenalit, klubi formalizon rinovimin e kontratës me Granit Xhakën. Kapiten i topçinjve, ku me blerjet e talentëve të rinj, mund të thuhet se është lojtari më me eksperiencë në klubin anglez dhe rinovimi vjen në kohën e duhur për të. Kur ishte pranë një kalimi […]

Granit Xhaka zyrtarizon rinovimin me Arsenalin Foto: Ilustrim

Në një kohë ku ka shumë pasiguri për trajnerin e Arsenalit, klubi formalizon rinovimin e kontratës me Granit Xhakën.

Kapiten i topçinjve, ku me blerjet e talentëve të rinj, mund të thuhet se është lojtari më me eksperiencë në klubin anglez dhe rinovimi vjen në kohën e duhur për të.

Kur ishte pranë një kalimi te Roma e Mourinhos, te Arsenali kuptuan që skuadra ka nevojë për një lider dhe menjëherë kaluan në kundërsulm me një ofertë për të që sot u formalizua dhe u bë zyrtare.

“Shtëpia është atje ku zemra është, jam shumë krenar që zgjas qëndrimin tim te Arsenali”, ishte postimi i mesfushorit shqiptar ku bashkangjitur ishte fotoja me momentin e firmës në kontratën e re deri në vitin 2025.

Me sistemimin e liderit dhe kapitenit, tani te Arsenali do të fokusohen te çështja e trajnerit ku Arteta rrezikon shkarkimin nëse humbet ndaj Man. City në fundjavë.