Golden Eagle Ylli – Peja, sot zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike

21.04.2022

Ashtu si edicionin e kaluar edhe në këtë edicion në finale do të ballafaqohen Golden Eagle Ylli dhe Peja, sfidë kjo që zhvillohet sonte nga ora 20:30. Klubi suharekas u kualifikua në finale pasi e mposhti skuadrën nga Shqipëria, Teutën me rezultat 84-82, ndërkaq Peja triumfoi ndaj Prizrenit 16 me rezultat 98-94. Kurse para finales, […]

Golden Eagle Ylli – Peja, sot zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike Foto: Ilustrim

Ashtu si edicionin e kaluar edhe në këtë edicion në finale do të ballafaqohen Golden Eagle Ylli dhe Peja, sfidë kjo që zhvillohet sonte nga ora 20:30.

Klubi suharekas u kualifikua në finale pasi e mposhti skuadrën nga Shqipëria, Teutën me rezultat 84-82, ndërkaq Peja triumfoi ndaj Prizrenit 16 me rezultat 98-94.

Kurse para finales, duke filluar nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë ku do të ballafaqohen Teuta me Prizrenin 16.

Ndryshe, në vitin e kaluar Golden Eagle Ylli ishte shpallur kampion i Ligës Unike dhe Kupës Mbarëkombëtare, ku sonte do të lufton për mbrojtje të titullit.