Golden Eagle Ylli mposhtet në derbin kundër Pejës

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 82:78 (20:13, 11:20, 30:11, 21:24), në javën e shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.

21.10.2021 / Sport

Golden Eagle Ylli mposhtet në derbin kundër Pejës
Foto: Ilustrim

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, deri tek rezultati 13:13, tre minuta nga fundit i çerekut të parë, kur pejanët hyjnë në një seri prej 7:0, duke e mbyllur këtë pjesë 20:13, në të mirë të tyre. Mysafirët e nisën shumë më mirë periudhën e dytë, me një seri prej 12:0, për të kaluar në epërsi 20:25, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 31:33.

Vendasit e filluan më mirë periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 46:36, megjithatë, therandasit nuk dorëzohen për të ngushtuar shifrat në 55:54, por një seri e verdhezinjve prej 7:0, bëri që rezultati në semafor pas 30 minutash të ishte 61:54. Ndeshje interesante dhe dramatike u zhvillua në 10 minutat e fundit, kur Ardit Pepaj i Yllit me dy treshe radhazi ngushtoi shifrat në 79:78, por mysafirët nuk arritën të bëjnë me shumë dhe Dardan Berisha me dy pikë nga gjuajtjet e lira vulosi fitoren e Pejës me rezultat 82:78.


Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Stephen Maxwell me 19 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 17 pikë e dhjetë kërcime dhe Cameron Williams me 20 pikë e pesë asistime.

Peja ka gjashtë fitore dhe një humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli tri fitore dhe katër humbje. 

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *