Golden Eagle Ylli mposht Bashkimin në Prizren

19.03.2022

Ylli e nisi ndeshjen mjaft mirë me një seri prej 2:11, e më pas shkon në epërsi prej dhjetë pikësh, 6:16, kurse epërsinë më të lartë e kishte 11:23, ndërsa çereku i parë përfundon 15:23. Therandasit në periudhën e dytë arritën epërsi deri në 13 pikë, 20:33, por vendasit nuk u dorëzuan duke ngushtuar shifrat, […]

Golden Eagle Ylli mposht Bashkimin në Prizren Foto: photo by: @Shpend Ahmeti

Ylli e nisi ndeshjen mjaft mirë me një seri prej 2:11, e më pas shkon në epërsi prej dhjetë pikësh, 6:16, kurse epërsinë më të lartë e kishte 11:23, ndërsa çereku i parë përfundon 15:23. Therandasit në periudhën e dytë arritën epërsi deri në 13 pikë, 20:33, por vendasit nuk u dorëzuan duke ngushtuar shifrat, kurse pjesa e parë përfundon 34:41.

Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë, duke ngushtuar rezultatin në katër pikë, 37:41, megjithatë, më pas mysafirët sërish kontrolluan lojën, duke mos lejuar shkrirjen e epërsisë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 46:57. Vendasit dhanë maksimumin në dhjetë minutat e fundit, megjithatë, rikthimi i madh nuk ndodhi dhe Golden Eagle Ylli triumfoi me rezultat 66:80.

Te Bashkimi u dalluan Terrence Thompson me 16 pikë e 12 kërcime dhe John Florveus me 19 pikë e shtatë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 23 pikë e gjashtë kërcime, Henrik Sirko me 15 pikë e nëntë asistime dhe Dajuan Graf me 11 pikë e 12 kërcime.

Bashkimi ka nëntë fitore e 14 humbje, kurse Ylli ka 17 fitore e pesë humbje.