Golden Eagle Ylli, kampion i Ligës Unike Kosovë – Shqipëri

14.04.2021

Golden Eagle Ylli është kampion i parë i Ligës Unike Kosovë-Shqipëri në basketboll. Ylli fiton medaljen e artë, Peja të argjendtën dhe Rahoveci të bronztën.  Suharekasit shënuan fitore me rezultat 82:79 (19:27, 19:14, 28:24, 16:14) ndaj Pejës, në finalen që u zhvillua në Durrës. Ndeshje me rivalitet, ndërsa çereku i parë i takoi pejanëve.  Në […]

Golden Eagle Ylli, kampion i Ligës Unike Kosovë – Shqipëri Foto: Ilustrim

Golden Eagle Ylli është kampion i parë i Ligës Unike Kosovë-Shqipëri në basketboll.

Ylli fiton medaljen e artë, Peja të argjendtën dhe Rahoveci të bronztën. 

Suharekasit shënuan fitore me rezultat 82:79 (19:27, 19:14, 28:24, 16:14) ndaj Pejës, në finalen që u zhvillua në Durrës.

Ndeshje me rivalitet, ndërsa çereku i parë i takoi pejanëve. 

Në tre çerekët e tjerë Golden Eagle Ylli luajti më mirë dhe triumfoi. Walton u dallua me 25 pikë të Peja dhe Kastrati me 21 pikë të Ylli.