Giresse debuton me fitore, Kosova e pamëshirshme ndaj Burkina Fasos

24.03.2022

Dardanët kanë mposhtur bindshëm gjysmëfinalistin e Kupës së Afrikës, Burkina Fason me rezultat 5-0. Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi që në minutën e tretë me golin e shënuar nga Fidan Aliti. Në minutën e 23-të, debutuesi Astrit Selmani shënoi një gol të mrekullueshëm. Me të filluar pjesa e dytë, Mergim […]

Giresse debuton me fitore, Kosova e pamëshirshme ndaj Burkina Fasos Foto: Ilustrim

Dardanët kanë mposhtur bindshëm gjysmëfinalistin e Kupës së Afrikës, Burkina Fason me rezultat 5-0.

Kosova e nisi shumë mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi që në minutën e tretë me golin e shënuar nga Fidan Aliti.

Në minutën e 23-të, debutuesi Astrit Selmani shënoi një gol të mrekullueshëm.

Me të filluar pjesa e dytë, Mergim Vojvoda shënoi golin e tretë për Kosovën. Ai pranoi një asistim të bukur nga Rashica, i dyti për të në këtë ndeshje.

E sulmuesi i Norwichit shënoi edhe vetë në minutën e 68-të pas një sprinti të gjatë duke dalë vetëm me portierin.

Golin e pestë dhe të fundit në këtë sfidë e realizoi Toni Domgjoni duke bërë një mashtrim shumë të bukur për portierin vendas.

Kujtojmë se Samir Ujkani arriti të pres një penallti në këtë ndeshje.

Kosova tashmë do të mendoj për ndeshjen e radhës që e zhvillon në Curich kundër Zvicrës. /IndeksOnline/