Formacioni më i shtrenjtë në Superligë për sezonin 2020/21, Ballkani me më së shumti futbollistë

21.05.2021

Në fundjavë zhvillohet xhiro e fundit e Superligës së Kosovës në futboll, ku edhe përfundon sezoni 2020/21. Për këtë sezon është krijuar edhe formacioni më i shtrenjtë në Superligë. Tashmë në këtë kompeticion kemi edhe kampionin, ku me 78 pikë, kampion është shpallur FC Prishtina. Në këtë formacion, Ardin Dallku vlerësohet si futbollisti më i […]

Formacioni më i shtrenjtë në Superligë për sezonin 2020/21, Ballkani me më së shumti futbollistë Foto: Ilustrim

Në fundjavë zhvillohet xhiro e fundit e Superligës së Kosovës në futboll, ku edhe përfundon sezoni 2020/21.

Për këtë sezon është krijuar edhe formacioni më i shtrenjtë në Superligë.

Tashmë në këtë kompeticion kemi edhe kampionin, ku me 78 pikë, kampion është shpallur FC Prishtina.

Në këtë formacion, Ardin Dallku vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë në Kosovës, kjo sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”.

Me 475 mijë euro në tregun e transferimeve vlerësohet mbrojtësi i Gjilanit, ndërsa pas Dallkut renditjet Marko Simonovski i klubit të Feronikelit me 400 mijë euro.

Pas tyre renditen treshja e FC Ballkanit, Baftiu, Thaqi, Kuc dhe Korenica.

Pra në formacioni me 11-shen më të shtrenjtë për sezonin 2020/21 në Superligën e Kosovës, dominohet nga FC Ballkani, me katër futbollistë.

11’shja më e shtrenjtë për këtë sezon në elitën e futbollit kosovar dominohet nga FC Ballkani, me katër futbollistë.

Formacioni më i shtrenjtë në Superligën e Kosovës për sezonin 2020/21: