Erjon Kastrati edhe për dy vjet te Golden Eagle Ylli

12.07.2021

Erjon Kastrati do të jetë pjesë e klubit basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli edhe për dy vite. Kështu ka bërë të ditur skuadra e Yllit përmes një njoftimi në “Facebook” se Kastrati ka firmosur kontratë dyvjeçare. “Erjon Kastrati edhe për dy vite lojtar i Golden Eagle Ylli!”, ka njoftuar klubi. Ndryshe, Kastrati në fillim […]

Erjon Kastrati edhe për dy vjet te Golden Eagle Ylli Foto: Erjon Kastrati

Erjon Kastrati do të jetë pjesë e klubit basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli edhe për dy vite.

Kështu ka bërë të ditur skuadra e Yllit përmes një njoftimi në “Facebook” se Kastrati ka firmosur kontratë dyvjeçare.

“Erjon Kastrati edhe për dy vite lojtar i Golden Eagle Ylli!”, ka njoftuar klubi.

Ndryshe, Kastrati në fillim të vitit kishte vendosur që të kthehet në Kosovë dhe nga aty iu bashkua Golden Eagle Yllit, ku edhe e udhëhoqi drejt titullit të parë të kampionit në histori të klubit.

Po ashtu, ai e fitoi edhe trofeun e Ligës Unike.