Eriksen: Te Interi dua të jem vendimtar

05.02.2020

Tashmë lojtari i ri i Interit, Christian Eriksen ka arritur që të bëjë ndryshime në klub dhe të fitojë Scudetton, ku ai ka folur edhe për trajnerin aktual të klubit, Antoino Conte. Eriksen u transferua nga Tottenham Hotspur në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ai ka debutuar në dy ndeshjet, ndaj Fiorentinës dhe Udineses. […]

Eriksen: Te Interi dua të jem vendimtar Foto: Christian Eriksen - FC Inter (Alessandro Sabattini/Getty Images)

Tashmë lojtari i ri i Interit, Christian Eriksen ka arritur që të bëjë ndryshime në klub dhe të fitojë Scudetton, ku ai ka folur edhe për trajnerin aktual të klubit, Antoino Conte.

Eriksen u transferua nga Tottenham Hotspur në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ai ka debutuar në dy ndeshjet, ndaj Fiorentinës dhe Udineses.

Eriksen ndihmon në nxitjen e pritjeve te Interi duke pretenduar se vendosi të transferohet në ekipin e Antonio Contes për t’i ndihmuar ata të fitojnë titullin.

Fillimisht Christian Eriksen për Gazzetta dello Sport tha se: “Juventusi ka fituar për shumë kohë, ne duam t’i ndryshojmë gjërat”.

“Kjo është ajo për të cilën jam këtu. Konsistenca e fitores është një faktor dhe Juventusi e ka atë. Edhe Lazio është aty në garë”.

Më tutje Eriksen ka thënë se ka biseduar me Antonio Conten vetëm një herë para se të mbërritja në Milano.

“Unë bisedova me Conten vetëm një herë para se të mbërritja në Milano, dhe ai ishte shumë i drejtpërdrejtë me mua. Ai më tha se si më sheh mua dhe çfarë dëshiron nga unë në fushë, me dhe pa top”.

“Gjithçka është shumë më e organizuar. Seancat e tij stërvitore janë shumë të vështira, por jam gati. Dua të luaj aty ku mund ta kem topin. Nuk ka rëndësi se ku, por më duhet të qëndroj në mes të fushës për të krijuar diçka që shkon përpara”.

“Conte luan me tre në me dhe është pak më ndryshe, por gjëja më e rëndësishme është të kesh mundësinë të krijosh”.

“Nuk e ndiej peshën e përgjegjësisë. Gjatë viteve të fundit në Tottenham dhe me Danimarkën, mua më thirrën gjithmonë të merrja përgjegjësi. Jam mësuar me të”.

“Asgjë nuk ndryshon në Inter. Unë dua të jem lojtari që bën ndryshimin, që jep rezultat, që krijon”.

“Më duhet kohë, është e qartë, por në futboll nuk mund të presësh shumë përpara se të bëhesh vendimtar”. Dua gjithçka nga futbolli, përveçse të humbas”, përfundoi ylli danez.