Paris Saint-Germain e bën prioritet yllin e Serie A për të zëvendësuar Mbappen

10.05.2024

Paris Saint-Germain thuhet se e ka identifikuar yllin e Napolit, Khvicha Kvaratskhelia si zëvendësuesin ideal për Kylian Mbappen sezonin e ardhshëm.

Paris Saint-Germain e bën prioritet yllin e Serie A për të zëvendësuar Mbappen Foto: Ilustrim

Reprezentuesi francez do të largohet si lojtar i lirë në verë dhe të gjithë e dinë prej disa kohësh se ai po shkon drejt Real Madridit.

Tashmë ishte sugjeruar se PSG po kërkonte drejt Serie A për zëvendësimin e tij, me emra që përfshinin Rafael Leao të Milanit dhe yllin e Napolit, Victor Osimhen.

Megjithatë, sipas gazetës franceze RMC Sport, Kvaratskhelia është vënë në dukje nga trajneri Luis Enrique si prioriteti numër një për këtë rol.