Bologna nis negociatat për Dion Gallapenin, talenti nga Suhareka drejt Serie A

09.05.2026

Klubi italian Bologna FC 1909 ka nisur lëvizjet për merkaton e verës, ndërsa në fokus është talenti kosovar Dion Gallapeni.

Sipas raportimeve të mediave italiane, drejtuesit e “rossoblu” kanë zhvilluar kontaktet e para për transferimin e mbrojtësit të majtë nga Wisła Płock.

Gallapeni shihet si zëvendësuesi ideal i Charalampos Lykogiannis, i cili është pranë largimit nga Bologna pas problemeve fizike dhe skadimit të kontratës.

Drejtori sportiv Giovanni Sartori e konsideron 21-vjeçarin kosovar si një investim me potencial të madh për të ardhmen.I lindur në Suharekë më 2004, Gallapeni e nisi karrierën në Kosovë me Prishtinën, ndërsa më pas u transferua në Poloni te Widzew Lodz dhe aktualisht aktivizohet te Wisła Płock.

Ai ka regjistruar edhe 11 paraqitje me Kosovo national football team.Mbrojtësi i majtë vlerësohet për teknikën, atletizmin dhe fleksibilitetin në lojë, pasi mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë të mesfushës. Sipas Transfermarkt, vlera e kartonit të tij është rreth 2.5 milionë euro.