Edon Zhegrova zgjedhet futbollisti i javës në Zvicër

04.08.2021

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është duke kaluar nëpër një performancë të shkëlqyer. Së fundmi, 22-vjeçari është shpërblyer për performancën brilante që pati në fundjavë kundër Sionit. Zhegrova është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në shtetin e Zvicrës. Kjo pasi që ylli i Baselit regjistroi dy asistime dhe një gol, kështu […]

Edon Zhegrova zgjedhet futbollisti i javës në Zvicër Foto: Ilustrim

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është duke kaluar nëpër një performancë të shkëlqyer.

Së fundmi, 22-vjeçari është shpërblyer për performancën brilante që pati në fundjavë kundër Sionit.

Zhegrova është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në shtetin e Zvicrës.

Kjo pasi që ylli i Baselit regjistroi dy asistime dhe një gol, kështu duke bërë që të vlerësohet me notën 10 nga SofaScore.