Edhe Juventusi pa trajner, Andrea Pirlo largohet zyrtarisht

28.05.2021

Fundi i sezoneve në kampionatet europiane ka sjell dhe lëvizje të rëndësishme të trajnerëve. Pas Contes që la Interin sapo e shpalli kampion apo Galtier që iku nga Lille me titullin e fituar, Zinedine Zidane nga Real Madridi, tani është radha e Andrea Pirlos. Andrea Pirlo është larguar nga pozita e trajnerit të klubit italian, […]

Edhe Juventusi pa trajner, Andrea Pirlo largohet zyrtarisht Foto: Ilustrim

Fundi i sezoneve në kampionatet europiane ka sjell dhe lëvizje të rëndësishme të trajnerëve. Pas Contes që la Interin sapo e shpalli kampion apo Galtier që iku nga Lille me titullin e fituar, Zinedine Zidane nga Real Madridi, tani është radha e Andrea Pirlos.

Andrea Pirlo është larguar nga pozita e trajnerit të klubit italian, Juventusi.

Pas zërave të orëve më parë, erdhi edhe zyrtarizimi nga ana e Juventusit që bëri të ditur largimin e teknikut italian.

Edhe përkundër faktit se Pirlo brenda pak kohësh arriti që me Juventusin të ngritë dy trofe Superkupën Italiane dhe Coppa Italia, por kjo nuk mjaftoi që ai ta bindë klubin që të mbajë në detyrën e trajnerit.

Njoftimin për largimin e Pirlos nga detyra e trajnerit, e ka bërë të ditur klubi italian, Juventusi.

“Pirlo sapo ka filluar hapat e parë të asaj që pa dyshim do të bëjë një karrierë të shkëlqyer si trajner. Një aventurë e transformimit, duke kërkuar dhe shpesh menaxhuar, për të sjellë idetë e tij dhe përvojën e tij si kampion në fushë nga “ana tjetër” e gardhit”, thuhet në njoftimin e Juventusit.

Po ashtu në njoftim thuhet se: “Dhe meqenëse në futboll, ato që vlejnë janë fitoret, le t’i kujtojmë ato: brenda pak muajsh të shkurtër Pirlo me Juven ka ngritur dy trofe: Supercupin Italian dhe Coppa Italia. Dhe ai, si trajner, solli në shtëpi fitore të shkëlqyera në fushat më prestigjioze, nga San Siro në Camp Nou”.