E konfirmon Andrea Pirlo, Olivier Giroud në objektivat e klubit

05.01.2021

Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, ka folur pas fitores 4-1 te cilën e arriti Juve kundër Udinese në kuadër të xiros së 15-të të Serie A. Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Udinese, është pyetur nga gazetarët për sulmuesin e Chelsea, Olivier Giroud. Duke u përgjigjur pyetjes […]

E konfirmon Andrea Pirlo, Olivier Giroud në objektivat e klubit Foto: Ilustrim

Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, ka folur pas fitores 4-1 te cilën e arriti Juve kundër Udinese në kuadër të xiros së 15-të të Serie A.

Trajneri i Juventus, Andrea Pirlo, duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes ndaj Udinese, është pyetur nga gazetarët për sulmuesin e Chelsea, Olivier Giroud.

Duke u përgjigjur pyetjes së gazetarit, italiani tha se sulmuesi francez në fakt do të ishte i dobishëm nëse do të transferohej në Torino.

“Giroud? Ne mund ta përdorim atë, por këto janë gjëra që Drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici i di më mirë se unë”, tha ai.

“Ne biseduam për këtë, por le të shohim nëse do të bëjmë diçka në ditët e ardhshme”, përfundoi Andrea Pirlo.

Juventusi është në pozitën e pestë në tabelë, 10 pikë prapa kryesuesit AC Milan, por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.