Dortmundi nga sezoni i ri do të drejtohet nga Marco Rose

Borussia Dortmund do të ketë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.

Gjiganti gjerman nuk ka arritur pritshmëritë këtë edicion dhe ka shkarkuar trajnerin Lucien Favre javë më parë, ndërsa tani udhëhiqet nga ndihmësi i tij Edin Terzic.

Por as boshnjaku nuk do ta ketë besimin e drejtuesve të klubit për edicionin e ardhshëm.

Pasi që Dortmund ka zgjedhur trajnerin Marco Rose që aktualisht është pjesë e Borussia Moenchegladbach, transmeton Telegrafi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Gladbah, që nëpërmjet një njoftimi në rrjetet zyrtare zbardhi marrëveshjen e Rose me Dortmundin.

RAPORTO