Arsenali përgatitë 40 milionë euro për talentin turk të Juventusit

26.02.2024

Kenan Jilldiz është një nga talentët më të mëdhenj në Serie A dhe ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Juventusit.

Arsenali përgatitë 40 milionë euro për talentin turk të Juventusit Foto: Futbollisti Kenan Yildiz, Nigel French/Sportsphoto/Allstar via Getty Images

Talenti i madh turk ka pasur hapësira më të mëdha, ku ka zhvilluar 17 ndeshje me ekipin e parë teksa ka realizuar edhe tre gola.

Megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të jetë e paqartë dhe ai mund të shitet në verë për t’i sjell Juventusit të ardhura shtesë.

“SportMediaset” ka raportuar se disa klube janë në garë për lojtarin, por gjiganti anglez Arsenal është favoriti kryesor për t’i fituar shërbimet e tij.

Jilldiz pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta i cili ka kërkuar transferimin e tij në verën e vitit 2024.

Gjithnjë sipas mediumit italian, londinezët janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për transferimin e Yildiz, shumë që do ta kënaqte “Zonjën e Vjetër”.

18-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2027, por largimi i tij nuk është i pamundur pasi në garë përveç Arsenalit janë edhe Borussia Dortmund e RB Lajpcig.