Derbi në Superligë, Prishtina – Ballkani

15.02.2022

Në xhiron e 20-të në elitën e futbollit kosovar na presin ndeshje tejet interesante. Duke marrë parasysh edhe entuziazmin e klubeve dhe lojtarëve që të luajnë në këto ndeshje e të dhurojnë më të mirën e tyre si në xhiron e 19-të ashtu pritet të jetë edhe në këtë xhiro. Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani […]

Derbi në Superligë, Prishtina – Ballkani Foto: Ilustrim

Në xhiron e 20-të në elitën e futbollit kosovar na presin ndeshje tejet interesante.

Duke marrë parasysh edhe entuziazmin e klubeve dhe lojtarëve që të luajnë në këto ndeshje e të dhurojnë më të mirën e tyre si në xhiron e 19-të ashtu pritet të jetë edhe në këtë xhiro.

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani e ka filluar mbarë edhe këtë edicion duke triumfuar ndaj Dukagjinit me rezultat të bindshëm 4-1.

Ballkani në fundjavën që lamë pas në shtëpi e ka mundur Dukagjinin, me rezultat 4:1, me golat e shënuar nga Meriton Korenica (18’), Armend Thaqi (29’), Kushtrim Gashi (63) dhe Mevlan Zeka (84), derisa golin e nderit për skuadrën nga Klina e realizoi Altin Merlaku (80’).

Ndërkaq, në xhiron e 20-të do të zhvillojë ndeshjen mes Prishtinës e cila vlerësohet të jetë një derbi që pritet të zhvillohet në stadiumin e Prishtinës.

Më 20 shkurt, e dielë do të zhvillohet derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit, ku kjo ndeshje pritet të luhet me fillim prej orës 13:30.

Në këtë xhiro do të zhvillohen edhe ndeshjet si ajo Drita – Llapi, Ulpiana – Malisheva, Dukagjini – Drenica dhe Feronikeli – Gjilani.

Ndryshe, Ballkani gjendet në pozitën e dytë në renditjen tabelare të Superligës me 36 pikë, ndërsa Prishtina në vendin e 5-të me 24 pikë.