Derbi në Ligën e Kampionëve, Barcelona – Bayern Munich, formacionet e mundshme

14.09.2021

Sot rikthehet gara më e madhe në futboll për klubet evropiane, Liga e Kampionëve me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të fazës së grupeve. Barcelona do të përballet me Bayern Munich në kuadër të fazës së grupeve të këtij kompeticioni. Kryendeshja e sotme do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Camp […]

Derbi në Ligën e Kampionëve, Barcelona – Bayern Munich, formacionet e mundshme Foto: Ilustrim

Sot rikthehet gara më e madhe në futboll për klubet evropiane, Liga e Kampionëve me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të fazës së grupeve.

Barcelona do të përballet me Bayern Munich në kuadër të fazës së grupeve të këtij kompeticioni.

Kryendeshja e sotme do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Camp Nou”.

Bayern Munich ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës duke përfshirë të gjitha garat, klubi gjerman ka shënuar së paku dy gola nga pesë prej gjashtë ndeshjeve të fundit ndaj klubit katalunas, ndërsa Barcelona ka shënuar së paku dy gola në tre ndeshjet e fundit ndaj Bayernit duke përfshirë të gjitha garat.

Formacionet e mundshme:

Barcelona (4-3-3): Stegen; Roberto, Araujo, Pique, Alba; Pedri, Busuqets, Jong; Coutinho, Jong, Depay.

Trajner: Ronald Koeman.

Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Upamecano, Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Musiala, Muller, Sane; Lewandowski.

Trajner: Julian Nagelsmann