Tifozët e Kombëtares sonë, “Dardanët” kërkojnë përkrahje që tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ të jenë të mbushura, anipse gjasat e Kombëtares sonë, janë shuar për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.
“Nesër luajmë ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Bjellorusisë. Anipse shpresat për kualifikim në Evropian janë shuar, pas paraqitjes vetmohuese të treguar në Bazel, djemtë meritojnë përkrahjen më të madhe të mundshme, në mënyrë që ta mbarojmë me një fitore këtë cikël. Ftojmë anëtarët tanë që të jenë pjesëmarrës në tribunën e veriut në formë sa më masive. Si gjithmonë, ju ftojmë që të koordinoheni me përgjegjësit nëpër qendrat e ndryshme të vendit, të cilët do të ju orientojnë për organizimin, nisjen drejt Prishtinës dhe detajet tjera. Njëherësh kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit që do ta luajë Kosova për këtë vit kalendarik, kështu që mungesa në stadium nuk gjen arsyetim për askënd, jo vetëm anëtarët e tifogrupit tonë”, thuhet në njoftimin e “Dardanëve”.
Tekniku brazilian ka folur për objektivat e së ardhmes duke thënë se synimi kryesor është që Shqipëria të mësohet të luajë rregullisht në Evropian dhe në kualifikueset e radhës të kualifikohet në Botëror.
Sylvinho vlerësoi edhe punën e madhe të bërë nga lojtarët, duke thënë se përkushtimi në punë është çelësi i suksesit.
Objektivat e së ardhmes– “Objektivi kryesor në afat të gjatë, pas gjashtë muajsh është që të zhvillojmë një turne të denjë. Objektivi i dytë është ta çojmë përpara planin tonë, ta kthejmë në traditë Europianin dhe të kualifikohemi në Kupën e Botës, diçka që Shqipëria nuk e ka arritur kurrë. Imagjinoni sikur të kemi një Europian të shkëlqyer vitin e ardhshëm dhe të arrijmë në çerekfinale. Do të ishte e mahnitshme, por nuk do të thoshte shumë nëse nuk do ta ndiqnim këtë sukses dhe nuk do të vazhdonim zhvillimin tonë. Ne duam të bëjmë progres në dy drejtime: të kemi një turne të denjë në “Euro 2024” dhe më pas të kemi mbështetjen e vendit, FSHF-së dhe lojtarëve në mënyrë që të bëjmë mirë edhe në kualifikueset e Kupës së Botës dhe të luajmë rregullisht në këto kompeticione.
Ëndrra për kualifikimin në Botëror – Ëndrra është aty, nuk ka dyshim për të. Kjo varet vetëm nga mbështetja që marrim për punën që bëjmë, nga vendi, Federata, stafi teknik dhe grupi i madh i lojtarëve që po monitorojmë. Të gjitha së bashku rrisin shanset që Shqipëria një ditë të luajë rregullisht në Botëror dhe në Evropian.
Maroku si shembull për Shqipërinë – Natyrisht, ne nuk do të ‘çmendemi’ duke studiuar se çfarë bëjnë Anglia, Spanja, Franca, Gjermania apo Portugalia, sepse ata gjithmonë janë pretendentë. Ne po shikojmë skuadrat që mund t’i imitojmë dhe, po, ka shumë kuptim, Maroku është një pikë referimi për ne.
Një nga mbrojtjet më të mira në kualifikueset e Evropianit – “Gjithçka ka të bëjë me angazhimin në stërvitje. Ka më shumë se 10 vjet që skuadrat po mbrohen me 10 lojtarë. Mbrojtja më e mirë është vetë sistemi. Mund të kesh tre qendërmbrojtës fantastikë dhe portierin më të mirë në botë, por nëse nuk ke përkushtim në punë, atëherë do të pësosh gola. Askush nuk mbrohet me katër ose pesë kundër pesë ose gjashtë. Sulmuesit janë më të shpejtë, më kreativë dhe më inteligjentë në zonën e sulmit dhe gjithçka ka të bëjë me përkushtimin në punë.
Sot është kompletuar xhiroja e 15-të e Superligës së Kosovës në futboll.
Dukagjini e mposhti Fushë Kosovën me rezultat të pastër për ta “gozhduar” mesin e tabelës, ndërsa “Pampurave” iu prishën edhe më shumë punët derisa e shohin veten në vendin e parafundit në tabelë.
Ndërkohë, në këtë xhiro, tri ndeshje të së cilës u shtynë shkaku i borës që ra në vendin tonë në fundjavën që shkoi, Ballkani e mposhti Malishevën në udhëtim dhe e ruajti distancën ndaj ndjekësve, shkruan “Gazeta Express”.
Madje, therandasit u shkëputën ndaj njërit prej rivalëve për titull, Dritës, e cila u mund nga Prishtina në derbin e kësaj xhiroje dje.
Kurse, Llapi “po mbahet” ende pasi e mundi Gjilanin 2:0 dhe e sheh veten 7 pikë prapa liderit nga Suhareka, i cili megjithatë i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Kështu duket tabela e Superligës pas ndeshjes së sotme që u zhvillua në Lipjan.
Lami PalaceGastronomiRr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë, Kosovë
Print HouseReklama/ShtypRr. Bajram Curri - Suharekë, Kosovë