Dardan Berisha te Golden Eagle Ylli? Kapiteni pejan sqaron gjithçka

27.05.2021

Ka përfunduar sezoni 2020/21 në Superligën e Kosovës në basketboll, ku kampion u shpall Golden Eagle Ylli. Ndërsa pas përfundimit të sezonit, do të hapet afati kalimtar i verës, ku klubet basketbollistike do të kenë mundësinë e blerjes apo shitjes së lojtarëve. Këto ditë është raportuar se kapiteni i KB Pejës, Dardan Berisha do të […]

Dardan Berisha te Golden Eagle Ylli? Kapiteni pejan sqaron gjithçka Foto: Ilustrim

Ka përfunduar sezoni 2020/21 në Superligën e Kosovës në basketboll, ku kampion u shpall Golden Eagle Ylli.

Ndërsa pas përfundimit të sezonit, do të hapet afati kalimtar i verës, ku klubet basketbollistike do të kenë mundësinë e blerjes apo shitjes së lojtarëve.

Këto ditë është raportuar se kapiteni i KB Pejës, Dardan Berisha do të transferohet te KB Golden Eagle Ylli.

Por këto raportimet se nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e suharekasve, i ka mohuar vet kapiteni pejan.

Por, deri më tani nuk ka asgjë të vërtetë. Dardan Berisha në emisionin “Asist” ka thënë se nuk ka pasuar asnjë thirrje nga zyrtarët e klubit të Yllit.

“Deri tash askush nuk më ka thirrë prej zyrtarëve të Yllit. Zyrtarisht nuk ka asgjë” – ishte përgjigja e kapitenit pejan lidhur me këto spekulime.

Vlen të theksohet se Dardan Berisha është një nga basketbollistët më të suksesshëm në Kosovë. Ai gjithashtu vlerësohet edhe si një nga më të mirët në historinë e basketbollit kosovar./Zeri.info/