Cristiano Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023
Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023. Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo. Hipoteza […]
Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.
Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.
Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.
Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.
Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.
Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.