Çerekfinalja Belgjikë-Itali, ylli italian: Ne e njohim Lukakun, por Belgjika ka shumë lojtarë të fortë

30.06.2021

Kampionati Evropian është futur në një fazë mjaft interesante, pasi janë luajtur të gjithë ndeshjet e 1/8-ave dhe janë përcaktuar skuadrat çerek-finaliste. Belgjika arriti të kualifikohet në çerekfinale pasi mposhti Portugalinë e Cristiano Ronaldos me rezultat minimal 1-0, një ndeshje me mjaft emocione, pasi që kishte shumë raste, por portugezët ishin të pafatë. Ndërsa Italia […]

Çerekfinalja Belgjikë-Itali, ylli italian: Ne e njohim Lukakun, por Belgjika ka shumë lojtarë të fortë Foto: Ilustrim

Kampionati Evropian është futur në një fazë mjaft interesante, pasi janë luajtur të gjithë ndeshjet e 1/8-ave dhe janë përcaktuar skuadrat çerek-finaliste.

Belgjika arriti të kualifikohet në çerekfinale pasi mposhti Portugalinë e Cristiano Ronaldos me rezultat minimal 1-0, një ndeshje me mjaft emocione, pasi që kishte shumë raste, por portugezët ishin të pafatë.

Ndërsa Italia u kualifikua në çerekfinale pasi mposhti Austrinë në vazhdime me rezultat 2-1.

90 minutat e rregullt të lojës përfunduan me rezultat 0-0, pasi nuk arritën të dy kombëtaret të shënonin asnjë gol. Federico Chiesa shënoi supergol në minutën e 95’ për t’i kaluar italianët në epërsi.

Matteo Pessina shënoi për 2-0 në minutën e 105’. Austriakët e ngushtuan epërsinë në minutën e 114’ me Kalajdzicin.

Ndërsa më 2 korrik me fillim prej orës 21:00 në “Allianz Arena” të Mynihut do të përballen çerekfinalistët Belgjikë-Itali.

Ylli i Italisë, Giovanni Di Lorenzo ka thënë se italianët e dinë shumë mirë se Romelu Lukaku sa sulmues i fortë është, por ai ka shtuar se Belgjika ka edhe shumë lojtarë të mirë.

Dy ditë para ndeshjes Belgjikë-Itali, mbrojtësi anësor i Napolit, Di Lorenzo ka folur për UEFA.com, ku edhe u pyet se nëse Italia është përgatitut për t’u përballur me sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku.

Deri tani në Kampionatin Evropian “Euro 2020” ylli belg, Lukaku ka shënuar tri gola.

“Ne e njohim mirë Lukakun sepse përballemi me të edhe në Serie A.

Ne e dimë se ai është sulmues i madh, ai e pati një sezon të mrekullueshëm në Inter”, tha Di Lorenzo.

Po ashtu ai ka shtuar se përballja me “Djajtë e Kuq” më 2 korrik do të jetë një ndeshje e fortë.

“Atë duhet ta vëzhgojmë, por Belgjika ka shumë lojtarë të fortë dhe do të jetë një ndeshje e fortë”, shtoi ai.