Barcelona nis bisedimet për transferimin e Agueros

06.05.2021

Sukseset e Sergio Kun Aguero kanë bërë që klubi katalanas, Barcelona të interesohet për transferimin e tij. Sulmuesi argjentinas, Aguero pritet të largohet nga klubi anglez, Manchester City pasi që edhe i skadon kontrata më 30 qershor të këtij viti. Ashtu siç ishte raportuar nga fillimi, Barcelona po shihet si klubi favorit për transferimin e […]

Barcelona nis bisedimet për transferimin e Agueros Foto: Ilustrim

Sukseset e Sergio Kun Aguero kanë bërë që klubi katalanas, Barcelona të interesohet për transferimin e tij.

Sulmuesi argjentinas, Aguero pritet të largohet nga klubi anglez, Manchester City pasi që edhe i skadon kontrata më 30 qershor të këtij viti.

Ashtu siç ishte raportuar nga fillimi, Barcelona po shihet si klubi favorit për transferimin e tij.

Sipas “Sky Sports”, klubi katalunas tashmë ka filluar me kontaktet e para për transferimin e 32-vjeçarit.