Barcelona ka filluar të mendoj për zëvendësuesin e Xavit

26.11.2023

Në javët e fundit, Xavi Hernandez dhe lojtarët e tij kanë qenë nën presion pas një serie paraqitjesh jo të mira, të cilat vazhduan të shtunën pasi ata u ndalën në një barazim 1-1 kundër Rayo Vallecanos. Pavarësisht kësaj, Xavi ka mbështetjen e plotë të Joan Laportas, Decos dhe pjesës tjetër të bordit të Barcelonës. […]

Barcelona ka filluar të mendoj për zëvendësuesin e Xavit Foto: Ilustrim

Në javët e fundit, Xavi Hernandez dhe lojtarët e tij kanë qenë nën presion pas një serie paraqitjesh jo të mira, të cilat vazhduan të shtunën pasi ata u ndalën në një barazim 1-1 kundër Rayo Vallecanos.

Pavarësisht kësaj, Xavi ka mbështetjen e plotë të Joan Laportas, Decos dhe pjesës tjetër të bordit të Barcelonës.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar thashethemet rreth zëvendësuesit të tij.

Michel Sanchez i Girona-s ka qenë i lidhur me “Blaugranët”, derisa është përfolur edhe për trajnerin e Real Sociedad, Imanol Alguacil.

Sipas Sport, Laporta dhe Deco janë tifozë të mëdhenj të Imanol, madje ata e bënë të vetëdijshëm për këtë gjatë ndarjes së çmimeve MARCA në fillim të kësaj jave.

52-vjeçari udhëhoqi La Real në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar për herë të parë pas një dekade dhe konsiderohet gjerësisht si një nga menaxherët më të mirë në La Liga.

Imanol ka një kontratë me Real Sociedad deri në vitin 2025.