Barcelona e Atletico Madrid mendojnë shkëmbimin Griezmann-Joao Felix
Edhe pse këto vitet e fundit, Barcelona dhe Atl. Madrid janë rivalizuar për titullin në Primera Division, shitjet apo blerjet e lojtarëve mes dy klubeve nuk kanë munguar, siç janë Arda Turan apo Antoine Griezmann. Pikërisht ky i fundit mund të jetë një objekt diskutimesh mes drejtuesve të dy ekipeve për një shkëmbim të bujshëm […]
Edhe pse këto vitet e fundit, Barcelona dhe Atl. Madrid janë rivalizuar për titullin në Primera Division, shitjet apo blerjet e lojtarëve mes dy klubeve nuk kanë munguar, siç janë Arda Turan apo Antoine Griezmann.
Pikërisht ky i fundit mund të jetë një objekt diskutimesh mes drejtuesve të dy ekipeve për një shkëmbim të bujshëm gjatë verës mes francezit dhe Joao Felix. Që të dy këta lojtarë kanë një problem në ekipet e tyre, pozicionin në fushë, nuk luajnë aty ku duan dhe nuk kanë shkëlqyer pavarësisht shumave të mëdha të shpenzuara për ta.
“Los Colchoneros” nuk e shikojnë me sy të mirë një operacion të tillë duke qenë se Griezmann ka një pagë shumë të lartë te Barcelona por edhe në anën sportive e shikojnë si të vështirë për ta rikthyer në formën më të mire dhe vetëm Simeone është admiruesi i lojtarit.
Nga ana tjetër Joao Felix ka bërë disa gola të rëndësishëm por sërish nuk ndihet komod dhe te Barcelona, me një lojë ndryshe që i përshtatet mund të shpërthejë si lojtar, raporton oranews.tv
Sugjerimet e këtij shkëmbimi janë vetëm në fillim pasi vera e merkatos do të jetë e gjatë dhe për çështje bilancesh, të dyja klubet mund të bëjnë sakrifica ekonomike mbi ato sportive teksa te Barcelona do ta mirëprisnin një lojtar si Felix të cilin për momentin siç mësohet, Atletico Madrid e konsideron të pashitshëm.