Ballkani mëson emrat e gjyqtarëve që do ta gjykojnë takimin ndaj La Fiorita

18.07.2022

FC Ballkani nën udhëheqjen e trajnerit Daja do të përballet me kampionin e San Marinos, La Fiorita. Tashmë suharekasit kanë mësuar edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësi në ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Konferencës. Ballkani në ndeshjen e parë ndaj La Fiorita do ta zhvillojë në udhëtim, ku ky […]

FC Ballkani nën udhëheqjen e trajnerit Daja do të përballet me kampionin e San Marinos, La Fiorita.

Tashmë suharekasit kanë mësuar edhe emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësi në ndeshjen e tyre të parë në Ligën e Konferencës.

Ballkani në ndeshjen e parë ndaj La Fiorita do ta zhvillojë në udhëtim, ku ky takim luhet nesër më 19 korrik, nga ora 20:45 në San Marino Stadium.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka caktuar gjyqtarët bullgarë për sfidën La Fiorita – FC Ballkani.

Nikola Popov do të jetë kryesori me ndihmësit Georgi Todorov e Miroslav Maksimov, derisa Georgi Dimitrov do të jetë gjyqtar i katërt.