Ballkani mbushë arkën e klubit, këtë shumë parash e fitojnë kampionët në rast kalimi në raundin e tretë të Ligës së Konferencës
Ballkani dhe La Fiorita takohen me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet në ndeshjen kthyese. Ndeshja e parë e luajtur në San Marino i takoi ekipit kampion të Kosovës që fitoi me rezultatin e thellë 0:4, me golat e Meriton Korenicës, Albion Rrahmanit (2) dhe Albin Berishën. Kalimi tutje është pothuajse […]
Ballkani dhe La Fiorita takohen me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet në ndeshjen kthyese.
Ndeshja e parë e luajtur në San Marino i takoi ekipit kampion të Kosovës që fitoi me rezultatin e thellë 0:4, me golat e Meriton Korenicës, Albion Rrahmanit (2) dhe Albin Berishën.
Kalimi tutje është pothuajse i siguruar nga Ballkani, që sonte vetëm duhet ta bëjë detyrën që të zyrtarizojë raundin e tretë të Conference League.
Me kalimin tutje, FC Ballkani do të fitojë 350 mijë euro nga UEFA, raporton GazetaBlic Sport.
Në këtë ballafaqim për Ballkanin pritet të mungojë Bajram Jashanica, kurse në dyshim është Lindon Emërllahu.