Ballkani i pandalshëm, rikthehet në pozitën e parë të Superligës

02.10.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka shënuar fitore në shtëpi në duel me Drenicën, me rezultat 3:2. Ndonëse kuqezinjtë e Skenderajt krijuan epërsi prej dy golash, vendasit arritën të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë.  Golat për Drenicën i shënoi Kreshnik Uka në minutën e 25-të dhe të 55-të nga penalltia, derisa për vendësit golat […]

Ballkani i pandalshëm, rikthehet në pozitën e parë të Superligës Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka shënuar fitore në shtëpi në duel me Drenicën, me rezultat 3:2.

Ndonëse kuqezinjtë e Skenderajt krijuan epërsi prej dy golash, vendasit arritën të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë. 

Golat për Drenicën i shënoi Kreshnik Uka në minutën e 25-të dhe të 55-të nga penalltia, derisa për vendësit golat i realizuan Astrit Thaqi në minutën e 61-të, Rrustem Hoxha në minutën e 71-të dhe Armend Thaqi në minutën e 83-të. 

Me këtë fitore Ballkani është rikthyer në pozitën e parë, me 16 pikë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Malisheva dhe Gjilani kanë luajtur baras, 1:1. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Marc Olivier, në minutën e 67-të, derisa baraspeshën në rezultat e riktheu Gerhard Progni, në minutën e 74-t nga penalltia.

Më poshtë renditja tabelare në Superligën e Kosovës: