Ballkani – Feronikeli, delegohen gjyqtarët për ndeshjen e Superligës

12.03.2022

Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë duelet për këtë xhiro. Në këtë xhiro do të zhvillohet ndeshje interesante mes Ballkanit dhe Feronikelit. Takimi mes Ballkanit dhe Feronikelit do të zhvillohet sot, në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim prej orës 13:00. Drejtësia në këtë takim në Suharekë i është ndarë gjyqtarit Bardh Ajetit. […]

Ballkani – Feronikeli, delegohen gjyqtarët për ndeshjen e Superligës Foto: Ilustrim

Janë deleguar gjyqtarët që do t’i drejtojnë duelet për këtë xhiro.

Në këtë xhiro do të zhvillohet ndeshje interesante mes Ballkanit dhe Feronikelit.

Takimi mes Ballkanit dhe Feronikelit do të zhvillohet sot, në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim prej orës 13:00.

Drejtësia në këtë takim në Suharekë i është ndarë gjyqtarit Bardh Ajetit.

Ndërkaq, asistentë të Ajetit do të jenë Meriton Berisha, Taulant Ibërdemaj dhe gjyqtar i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.

Kurse në VAR do të jetë Dardan Çaka, në AVAR Edmond Zeqiri, operator Genc Heta, vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Vehbi Brahimi dhe delegat Ahmet Turku.