Ballkani e dominoi takimin e parë ndaj Zalgiris – e kërkon kalimin në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve

12.07.2022

Takimi i parë i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ku vlenë të përmendet se suharekasit e dominuan plotësisht ndeshjen. Ballkani e kishte nisur shumë mirë ndeshjen dhe arriti të kalojë në epërsi në minutën e 15-të, me golin e Nazmi Gripshit, me gjuajtja nga distanca. Edhe pas […]

Ballkani e dominoi takimin e parë ndaj Zalgiris – e kërkon kalimin në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve Foto: Ilustrim

Takimi i parë i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ku vlenë të përmendet se suharekasit e dominuan plotësisht ndeshjen.

Ballkani e kishte nisur shumë mirë ndeshjen dhe arriti të kalojë në epërsi në minutën e 15-të, me golin e Nazmi Gripshit, me gjuajtja nga distanca. Edhe pas këtij goli skuadra e drejtuar nga Ilir Daja krijoi mundësi të mira shënimi, por nuk arriti t’i konkretizojë. Ndërkaq, mysafirët në rastin e vetëm para portës së Stivi Frashërit arritën të shënojnë gol. Ishte minuta e 25-të kur Oliver Buff shënoi me gjuajtje me kokë pas harkimit nga këndorja.

Edhe në pjesën e dytë Ballkani u angazhua maksimalisht, por përkundër rasteve të krijuara nuk ia doli të gjejë golin e fitores.

Sonte, nga ora 18:00, kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani do të jetë mysafir i Zalgairis për ndeshjen që luhet në “LFF stadionas”.

Suharekasit nën udhëheqjen e trajnerit Ilir Daja shpresojnë se do të ketë paraqitje sa më të mirë, e që të shënojnë sa më shumë gola.