Ballkani apo Gjilani? Ja kush do të shpallet kampion vjeshtor sipas Bylbyl Sokolit

10.12.2021

Pikërisht kjo përballje do ta përcaktoj edhe skuadrën që do të shpallet kampione vjeshtore. Lidhur me këtë Gazeta inFokus ka kontaktuar trajnerin e mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokolin, i cili ka treguar se kush do të bëhet kampion vjeshtor. ‘Te dy ekipe kanë treguar formë të mirë në pjesën vjeshtore të këtij kampionati. Ballkani luan si vendas dhe […]

Ballkani apo Gjilani? Ja kush do të shpallet kampion vjeshtor sipas Bylbyl Sokolit Foto: Ilustrim

Pikërisht kjo përballje do ta përcaktoj edhe skuadrën që do të shpallet kampione vjeshtore.

Lidhur me këtë Gazeta inFokus ka kontaktuar trajnerin e mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokolin, i cili ka treguar se kush do të bëhet kampion vjeshtor.

‘Te dy ekipe kanë treguar formë të mirë në pjesën vjeshtore të këtij kampionati. Ballkani luan si vendas dhe ka përparësinë e terenit vendas. Gjilani ka ekip më shumë përvojë dhe ka gjasa reale ta fitoj takimin dhe të shpallet kampion vjeshtor. Ndeshje e vështirë për të dy ekipet, ku favoritë absolut nuk ka’, deklaroi Bylbyl Sokoli.

Para këtij ballafaqimi, Ballkani renditet i pari me 33 pikë, kurse Gjilani i dyti me 32 sosh.