Artur Magani largohet nga Ballkani

10.08.2020

Artur Magani nuk është më pjesë e Ballkanit të Suharekës. Sulmuesi shqiptar ka konfirmuar vetë ndarjen me finalistët e Kupës për edicionin e ardhshëm. Ai e quajti Ismet Munishin, trajnerin më të mirë në Kosovë. “Nga sot jam lojtar i lirë. Falënderoj të gjithë shokët e ekipit te FC Ballkanit dhe Ismet Munishin, për mua […]

Artur Magani largohet nga Ballkani Foto: Ilustrim

Artur Magani nuk është më pjesë e Ballkanit të Suharekës.

Sulmuesi shqiptar ka konfirmuar vetë ndarjen me finalistët e Kupës për edicionin e ardhshëm. Ai e quajti Ismet Munishin, trajnerin më të mirë në Kosovë.

“Nga sot jam lojtar i lirë. Falënderoj të gjithë shokët e ekipit te FC Ballkanit dhe Ismet Munishin, për mua trajneri më i mirë në Kosovë”.
26-vjeçari më parë ka luajtur për Feronikelin dhe Lirinë.