Albion Rrahmani rikthehet nga lëndimi me gol

06.01.2024

Albion Rrahmani e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2024. Rrahmani ka arritur të rikthehet nga lëndimi dhe të shënojë gol për skuadrën e Rapidit të Bukureshtit. Sulmuesi kosovar ka realizuar nga penalltia në minutën e 82-të, në barazimin 3:3 të Rapidit të Bukureshtit me Sakaryasporin, në miqësoren e zhvilluar në Turqi. Në […]

Albion Rrahmani rikthehet nga lëndimi me gol Foto: Ilustrim

Albion Rrahmani e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2024.

Rrahmani ka arritur të rikthehet nga lëndimi dhe të shënojë gol për skuadrën e Rapidit të Bukureshtit.

Sulmuesi kosovar ka realizuar nga penalltia në minutën e 82-të, në barazimin 3:3 të Rapidit të Bukureshtit me Sakaryasporin, në miqësoren e zhvilluar në Turqi.

Në këtë miqësore, po ashtu luajtën edhe prurjet e reja, Ermal Krasniqi dhe Florent Hasani.

Golat tjerë për ekipin ku luan Rrahmani i shënuan Iacob si dhe një autogol nga Kurt.

Kujtojmë se Rrahmani u lëndua rëndë në fitoren 3:0 të Kosovës kundër Andorrës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.