Tre xhiro të mbetura në Superligë, këta dy persona do ta udhëheqin FC Ballkanin

07.05.2021

Dje Ballkani ka zhvilluar ndeshjen ndaj Arbërisë në xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës. Kjo ndeshje është zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Ballkani ka humbur me rezultat 2-3. Pas rezultateve jo të mira të ndeshjeve të fundit, Ballkani ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Bledi Shkëmbi. “Njoftim për Opinionin […]

Tre xhiro të mbetura në Superligë, këta dy persona do ta udhëheqin FC Ballkanin Foto: Ilustrim

Dje Ballkani ka zhvilluar ndeshjen ndaj Arbërisë në xhiron e 33-të në Superligën e Kosovës.

Kjo ndeshje është zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, ku Ballkani ka humbur me rezultat 2-3.

Pas rezultateve jo të mira të ndeshjeve të fundit, Ballkani ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Bledi Shkëmbi.

“Njoftim për Opinionin futbolldashës. Pas rezultateve të dobëta, sidomos në 2 ndeshjet e fundit, klubi ka marrë vendim të ndërpresë bashkpunimin me trajnerin, Bledi Shkëmbi.

E falënderojmë për punën e palodhshme dhe suksese në të ardhmen”, shkruan Ballkani në Facebook.

Ndërsa para pak minutash përmes një njoftimi klubi suharekas ka njoftuar se pasi që kanë mbetur edhe 3 xhiro të fundit në Superligë nuk do të angazhojnë ndonjë trajner të ri.

Por, në këto xhiro të fundit klubin do ta udhëheqin ndihmës trajneri i deritashëm, Ardian Basha dhe zëvendës trajner do të jetë Edon Gashi, i cili është kryetrajneri i juniorëve të Ballkanit.