​Juventus heq dorë nga Hazard dhe Aubameyang

28.08.2021

Gjiganti italian Juventus ka arritur sot marrëveshje me skuadrën e Evertonit për të rikthyer sulmuesin 21 vjeçar Moise Kean në stadiumin “Allianz”. Kean shihet të jetë si zëvendësim i yllit portugez Cristiano Ronaldo, i cili edhe zyrtarisht do të transferohet tek Manchester United. Para se të arrihej marrëveshja për Kean, spekulohej se Juventusi kishte shprehur […]

​Juventus heq dorë nga Hazard dhe Aubameyang Foto: Ilustrim

Gjiganti italian Juventus ka arritur sot marrëveshje me skuadrën e Evertonit për të rikthyer sulmuesin 21 vjeçar Moise Kean në stadiumin “Allianz”.

Kean shihet të jetë si zëvendësim i yllit portugez Cristiano Ronaldo, i cili edhe zyrtarisht do të transferohet tek Manchester United.

Para se të arrihej marrëveshja për Kean, spekulohej se Juventusi kishte shprehur interesim në yllin e Real Madridit Eden Hazard dhe në sulmuesin e Arsenalit, Perre-Emerick Aubameyang.

Këto spekulime nuk janë të vërteta, dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Romano ka raportuar që Juventusi nuk është duke planifikuar të bëjë ndonjë lëvizje për Eden Hazard ose Aubameyang. Nuk ka pasur kontakte me Real Madridin ose Arsenalin.

Tani për tani, fokusi i vetëm i “Zonjës së Vjetër” është rinovimi i kontratës aktuale të yllit Paulo Dybala, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2022.