Njoftim për Paraqitjen e Testit të Maturës 2024

25.05.2024

Derisa iu kanë mbetur edhe pak javë para provimit të maturës shtetërore, Ministria e Arsimit ka marrë një vendim të ri për ta.

Njoftim për Paraqitjen e Testit të Maturës 2024 Foto: Ilustrim

Sipas këtij vendimi, dy javë para datës së provimit, nxënësit duhet të regjistrohen në platformën eKosova, duke paraqitur kështu edhe provimin e maturës.

Edhe menaxhmentet e shkollave tashmë janë të informuar për vendimin e Ministrisë së Arsimit.

Për këtë proces kanë dhënë informata edhe nga shkolla teknike në Suharekë, shkolla IAAP “Skënder Luarasi” ka treguar se si do të bëjnë maturantat paraqitjen e testit.