LDK Suharekë: Shumë propagandë, aspak përgjegjësi!

10.10.2024

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë përmes një shkrimi i ka reaguar qeverisjes lokale për mungesë përgjegjësie.

Sipas kësaj partie qeverisja aktuale po i përdor fëmijët për propagandë në Facebook ndërsa nëpër shkolla po këtyre fëmijëve po ju mungojnë mësimdhënësit si pasojë e papërgjegjësisë së këtij pushteti.

“Në fcb propagandë duke përdor fëmijët, ndërsa nëpër shkolla po këtyre fëmijëve po ju mungojnë mësimdhënësit si pasojë e papërgjegjësisë së këtij pushteti.

Ky pushtet edhe pse kanë kaluar rreth pesë javë nga fillimi i mësimit nuk ka arritur që të rekrutoj me kohë 14 mësimdhënës për plotësimin e vendeve të punës në disa institucione shkollore.

Si rezultat i kësaj papërgjegjësie nga 2 shtatori e deri më tani kemi humbje të mëdha të orëve mësimore në disa shkolla. Në shkollën “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan që nga fillimi i vitit shkollor mungon mësimdhënësi i Gjuhës shqipe. Gjithashtu në shkollën “7 Marsi” në Suharekë mungon një mësimdhënës për lëndën e Tik-ut. Përveç këtyre shkollave numri i orëve të humbura si pasoj e vonesës së rekrutimit të mësimdhënësve është i madh.

Ndërsa në anën tjetër kohën e fundit në disa takime e postime të kryetarit të komunës kemi përdorim të fëmijëve përkatësisht nxënësve për qëllim të propagandës së tij. Mirëpo realiteti në teren është krejt tjetër, sepse për shkak të papërgjegjësisë së tyre në shumë shkolla nxënësve po ju mungojnë mësimdhënësit më shumë se një muaj nga fillimi i mësimit, për faktin se ky pushtet nuk i ka rekrutuar mësimdhënësit me kohë.

Ne si LDK po e përcjellim në vazhdimësi këto shqetësime dhe po i adresojmë me qëllim të zgjidhjes së tyre, sepse dëmet që po shkaktohen në shkollat tona nga ky pushtet janë të mëdha” thuhet në reagimin e LDK-së.