KEDS njofton për punime, të mërkurën disa fshatra të Suharekës mbesin 4 orë e gjysmë pa furnizim me energji elektrike

22.10.2024

KEDS ka njoftuar se të mërkurën më 23 tetor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit të KEDS bëhet e ditur se gjatë ditës së mërkurën(23.10.2024) në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:30 deri në orën 15:00, raporton SuharekaOnline.

Dalja 10kV Budakova (kodi: 32000008)  nga ora 10:30- 15:00. Vendet: Pishina Solid, Reçani I, Reçani II, Dragaçine I, Çadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II, Budakova.

*Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.