KEDS njofton për punime, të premtën disa pjesë të Suharekës mbesin 8 orë pa furnizim me energji elektrike

30.10.2024

KEDS ka njoftuar se të premtën më 1 nëntor do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.

Sipas njoftimit të KEDS bëhet e ditur se gjatë ditës së premte(01.11.2024) në Komunën e Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 09:00 deri në orën 17:00, raporton SuharekaOnline.

Nga dalja 10 kV Rr.Reqanit do të ndërprehet TS-i: TS 10/04[kV] Isuf Bexhet Hajdaraj (kodi: 32000005) nga ora 09:00 deri në ora 17:00.

Vendet që do të mbesin pa furnizim me energji eleketrike: Rr.Brigada 123.

*Arsyeja:  Projekte investive, ndërrimi i transformatorit nga 630kVA ne 1000kVA si dhe ndërrimi i ormanit të tensionit të ulët nga 630kVA ne 1000kVA.