KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës mbesin disa orë pa furnizim me energji elektrike

01.03.2024

KEDS ka njoftuar se të shtunën më 2 mars do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Suharekës.

KEDS njofton për punime, nesër disa fshatra të Suharekës mbesin disa orë pa furnizim me energji elektrike Foto: Ilustrim

KEDS-i ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 11:00 deri në orën 15:00 , raporton SuharekaOnline.

Nga NS 110/35/10[kV] Theranda do të nderprehet:

LP 10kV Shiroka  (kod: 32000019)prej orës 11:00 deri në orën 15:00

Vendet: Fshati Shirokë, një pjesë e rrugës 560 Brigada 123, Sopije dhe Dubrave.

Arsyeja: Ndërprerje emergjente, ngritja e shtyllave  të tensionit të mesëm Vraniq te shkolla.