KEDS njofton për punime, të premtën disa fshatra të Suharekës mbesin 4 orë pa furnizim me energji elektrike
KEDS ka njoftuar se të premtën më 8 nëntor do të ketë ndërprerje furnizimit të energjisë elektrike në disa pjesë të Komunës së Suharekës.
Sipas njoftimit të KEDS bëhet e ditur se gjatë ditës së premte [08.11.2024] në disa fshatra të Komunës së Suharekës do të ketë ndërprerje të furnizimit me energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në orën 14:00, raporton SuharekaOnline.
LP 10kV J06 Gjinovci (kodi: 32000003) nga ora 10:00 deri 14:00. Vendet: Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoc, Gelacë. bizneset: N.T.S Leshan, Mishtorja BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti”Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishina Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.
*Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.