Vlerat e lëngut të karrotave në kurimin e diabetit

Vlerat e lëngut të karrotave në kurimin e diabetit
F K

22.04.2021 / Shëndeti

Diabetikët zakonisht kanë kufizime të mëdha në ushqime dhe mënyrën e jetesës.

Shumë prej ushqimeve që mund të konsumoni në një ditë për diabetikët janë të ndaluara, këtu futet sheqeri, buka, prodhimet e brumit madje dhe disa fruta.

Megjithatë disa prej tyre mund të kthehen në një kurë të vërtetë.

Këtu futen karotat të cilat sipas ekspertëve mund të ndihmojnë në trajtimin natyral të diabetit.

E konkretisht lëngu i tyre ndaj lexoni të gjithë këshillat nga AgroWeb.org për të mësuar çdo gjë mbi këtë çështje.

Karotat dhe diabeti

Karotat janë të njohura për vlerat e tyre në shëndet duke filluar që nga flokët e deri tek lëkura. Në lidhje me diabetin, ato përmbajnë beta karotene, vitaminë A, antioksidantë, fibra dhe një sërë nutrientësh.

Një karotë mesatare përmban vetëm 4 gramë karbohidrate të tretëshme dhe shumë pak sheqerna. Ekspertët thonë se vitamina B6 – B kanë një rol shumë të madh në fuqizimin e metabolizmit.

Mungesa e kompleksit të vitaminave B në trup lidhet me shfaqjen e diabetit të Tipit 2, ndërsa karotat ndihmojnë trupin të marrë një sërë vitaminash nga ky grup.

Vitamina A nga ana tjetër është shumë e rëndësishme për kontollin e sheqerit në gjak duke e balancuar atë për njerëzit që vuajnë nga diabeti. Fibra është gjithashtu e rëndësishme për të ulur dhe parandaluar diabetin e Tipit 2.

Si duhet ta pini lëngun e karotës?

Megjithëse kanë shije të ëmbël mund t’i konsumoni pa rrezik edhe nëse vuani nga diabeti.

Lëngu i karotave do të përmbajë sheqerna dhe karbohidrate, por nuk do t’i ngrejë nivelet tuaja të diabetit.

E rëndësishme është që të mos i shtoni sheqer teksa e konsumoni në mënyrë q ëtë mos ndikojë negativisht në shëndetin tuaj.

Gjithashtu ekspertët rekamondojnë të mos e konsumoni këtë lëngçdo ditë pasi ka nivele të mëdha karotenoidësh të cilët mund të ndikojnë në pigemntimin e lëkurës tuaj.

Lëngun e karotës mund ta pini menjëherë sicc është, ta shtoni tek sallata ndërsa me mbetjet nga shtrydhja mund t’i bëni kek.

Receta e duhur për diabetin

Të konsumosh pije të ëmbla kur jeni me diabet duke si diçka e vështirë, pork jo që do ju sugjerojmë në këtë artikull është një pije e sigurtë.

Përbërësit

800 gr karota

200 gr mollë të kuqe

200  gr mollë jeshile

20 ml lëng limoni

20 gr xhinxher

Përgatitja

Pritini të gjitha në copëza të vogla dhe shtyrdhini, më pas ruajeni të mbyllur në frigorifer ose mund ta konsumoni menjëherë. Ky lëng me bazë karotat dhe mollët përtej diabetit do ju ndihmojë që të aktivizoni sistemin tretës, rregulloni presionin e gjakut, ju forcon shikimin.

RAPORTO