Kandidatët për Kuvend Komunal:

AAK
Bexhet Kuçi
2 Mihrije Suka
3 Aziz Bytyqi
4 Reshat Selimaj
5 Enver Shabani
6 Besa Kuqi
7 Lirim Qatani
8 Arlind Hajdaraj
9 Aferdita Mamaj
10 Vullnet Luzhnica
11 Emrush Bytyçi
12 Sanije Kuçi-Rexhepaj
13 Bujar Shala
14 Beqir Berisha
15 Florina Baftijaj
16 Gent Ndrecaj
17 Miranda Fondaj
18 Edona Hasani
19 Beqir Palushi
20 Bukurije Maksutaj
21 Fidaije Kukaj
22 Edon Sadikaj
23 Marigona Suka-Bungu
24 Liridona Balaj
25 Jeton Elshani
26 Edi Bytyqi
27 Rozeta Jahaj
28 Zgjim Gashi
29 Ylli Rraqi
30 Myrvete Shala
31 Mimoza Bajraktari
32 Driton Maliqaj
33 Saranda Bajraktari
34 Xhevxhet Gashi
LDK
Shefket Kolgeci
2 Urim Suka
3 Bulëza Kuçi
4 Flamur Bytyçi
5 Kushtrim Kuçi
6 Elmaze Bytyçi
7 Selman Kolgeci
8 Milit Elshani
9 Shqipe Ramaj
10 Alban Berisha
11 Brahim Curri
12 Jehona Shala
13 Xhavit Bytyçi
14 Qendrim Morina
15 Fahrije Sopa
16 Ali Shala
17 Vehbi Krasniqi
18 Kosovare Kokollari
19 Jeton Hoti
20 Dukagjin Latifi
21 Doruntina Zenelaj
22 Arben Hamzaj
23 Ilir Sopaj
24 Donjeta Kabashaj
25 Altin Bujari
26 Ilir Bytyçi
27 Albulena Fetiu-Hasanaj
28 Ardian Elshani
29 Dardan Vrella
30 Qendresa Shala
31 Mentor Gallapeni
32 Driton Muhaxheri
33 Besarta Daka
34 Bashkim Ndrecaj
LVV
Liridon Fandaj
2 Pranvera Berisha
3 Hetem Muharremaj
4 Laureta Tafaj
5 Agron Maliqaj
6 Jetmir Durmishi
7 Valmire Kryeziu
8 Drilon Zyba
9 Qëndrim Elshani
10 Festë Kabashi
11 Pajtim Lezi
12 Arbër Aliaj
13 Florije Gegaj
14 Arbes Gashi
15 Islam Morina
16 Erlida Bajrami
17 Arsim Muqa
18 Latif Krasniqi
19 Arbërie Bytyqi
20 Arsim Tafolli
21 Astrit Dakaj
22 Arjeta Morina
23 Sami Buzhala
24 Faton Zekolli
25 Arberita Morina
26 Faton Kololli
27 Merlinda Bekteshi
28 Besnik Kryeziu
29 Albulena Krasniqi
30 Granit Hoti
31 Gentiana Daka
32 Qendrim Gashi
33 Veton Shala
34 Yllka Kadolli
PDK
Jeton Rrakaqi
2 Dardan Berisha
3 Mevlude Kabashi
4 Egzon Kryeziu
5 Rilind Krasniqi
6 Ilirjana Basha
7 Liridon Jollxhiu
8 Jeton Baku
9 Arlinda Trolli
10 Bajram Basha
11 Arber Elshani
12 Sheqerie Zyrapi
13 Bashkim Bajramaj
14 Valon Elshani
15 Marigona Vataj
16 Reshat Selimaj
17 Shaip Selimi
18 Çendresa Krasniqi
19 Jashar Bytyçi
20 Ismet Ahmeti
21 Floriana Kadriu
22 Ardit Cikaqi
23 Artane Bytyçi
24 Flutura Shukolli
25 Blerim Selimi
26 Lutfi Kadriaj
27 Besarta Veselaj
28 Burim Gashi
29 Erjon Morina
30 Arjana Fangu
31 Muhamet Sallauka
32 Melihate Bungu
33 Floriana Gashi
34 Alush Shala
NISMA
Jehona Rrafshi
2 Avni Lubovci
3 Antoneta Berisha
4 Edonis Bytyqi
5 Kujtesë Bytyçi
6 Lavdije Gashi
7 Arsim Gollopeni
8 Sahide Muharremi
9 Blerta Rrafshi
10 Nadije Hysenaj
11 Leotrim Gashi
12 Vezire Kadriaj Maksutaj
13 Besiana Fangu
I.TH
Herolind Limaj
2 Hysni Bytyçi
3 Almenta Kryeziu
4 Lumbardh Sopa
5 Besim Krasniqi
6 Vlore Kryeziu
7 Hisen Bytyqi
8 Gëzim Helshani
9 Rita Elshani
10 Eduard Fangu
11 Mustaf Elshani
12 Fjolla Elshani
13 Ismajl Fetaj
14 Agim Kuçi
15 Nora Tërshani
16 Tauland Kuçi
17 Shaip Kuçi
18 Bleona Gashi
19 Gzim Musaj
20 Arton Baralija
21 Fahrije Hoxhaj
shfaq

Stinë e re, shportë e re produktesh – frutat dhe perimet më të mira të shtatorit

01.09.2021 / Shëndeti

Stinë e re, shportë e re produktesh – frutat dhe perimet më të mira të shtatorit
Foto: Ilustrim

Nga shegët me kokrra gjithë lëng që të gëzojnë vetëm me pamjen, tek dardhat e Peshkopisë e Korçës apo kungujt që të sjellin aromën e zjarrit në fshat me amvisat që gatuajnë byrekun me kungull.

Shtatori është te dera dhe bashkë me të dhe produktet më të mira të këtij muaji. Pesë frutat dhe perimet që duhet të blini këtë muaj.

Speci i kuq

Edhe pse specat i kemi gjatë të gjithë vitit në treg, specat e kuq e kanë pikun e prodhimit pikërisht tani. Dhe nuk ka asgjë më shumë së specat e kuq për të na treguar se po i afrohemi vjeshtës.


Speci i kuq, për t’u pjekur e skuqur, ai më i plotë për t’u mbushur, ju duhet vetëm të zgjidhni. Janë aq të shijshëm sa dhe të bukur.

Si t’i zgjidhni

Zgjidhni speca që janë të fortë dhe me ngjyra të forta. Ah dhe një gjë tjetër: zgjidhni ata që janë më të shtrembër, sepse janë dhe ato më bio e natyralë.

Si t’i ruani

Mbajini specat në frigorifer, të mbyllur në mënyrë hermetike në qese plastike.

Këshilla shtesë

Për t’i qëruar vendosini në zgarë dhe piqini aq sa lëkura të nisë të nxihet. Pastaj vendosini në një enë dhe mbulojini me qese, paskëtaj lëkura do të bjerë menjëherë.

Dardha

Dardha thonë e ka bishtin mbrapa. Dhe ashtu është. Dardhat fillojnë të piqen që në muajin gusht, por ato të shtatorit dhe të tetorit janë dardhat më të ëmbla dhe të shijshme që mund të keni provuar.

Si t’i zgjidhni

Dardhat më të mira janë ato të verdha, me aromë dhe pak të buta tek pjesa e qafës. Mos u shqetësoni nëse vijnë pak në ngjyrë të kuqerremtë, pasi është thjesht lëkura dhe nuk ndikon fare në shije.

Si t’i ruani

Dardhat vazhdojnë të piqen edhe pasi këputen nga pema (në të vërtetë ato piqen më mirë nëse këputen më parë nga pema për të evituar një shije më të fortë. Kështu, nëse dardhat janë pak jeshile dhe të forta, thjesht i lini në temperaturën e ambjentit dhe do të piqen mirë dhe shumë shpejt. Më pas mund t’i fusni në frigorifer.

Këshilla shtesë

Pothuajse të gjithë dardhat që shihni në treg janë kryesisht varietete të vjetra. Zona e Peshkopisë dhe Korçës përveç mollëve shquhen dhe për dardha shumë të mira.

Rrushi

Rrush i zi apo i bardhë. Zgjedhja ju takon ju, sipas shijes dhe preferencave tuaja, të dy këto lloje i gjeni me bollëk në treg.

Si t’i zgjidhni

Zgjidhni rrush të formuar mirë dhe me lëkurë të fortë.

Si t’i ruani

Vendoseni rrushin të mbyllur në mënyrë hermetike në qese plastike në frigorifer. Mos i lani, derisa të jetë momenti për t’i ngrënë. Nëse ato kanë lagështi në momentin që i blini, vendosini një kartëpecetë brenda në qese për të thithur lagështirën e tepërt.

Këshilla shtesë

Në fund të sezonit shihni për rrush që anon pak nga ngjyra e artë. Eshtë rrush mjalt i ëmbël.

Shegë

Shegët kërkojnë pak punë dhe shpesh bëhet një rrëmujë, por ato kokrrat e kuqe si rubin që dalin pasi kemi hapur në mënyrë aspak delikate shegën, ja vlejnë për shijen dhe vlerat e larta ushqyese.

Si t’i zgjidhni

Zgjidhni shegë, që peshojnë më shumë krahasuar me madhësinë, pasi janë dhe më të shijshmet. Mos u shqetësoni shumë për ngjyrën e tyre, pasi ato mund të jenë nga komplet të kuqe në një të kuqe të kafenjtë, pa ndikuar fare në cilësi. Gjithsesi zgjidhni shegë të cilat kanë një ngjyrë të fortë.

Si t’i ruani

Shegët duhet të futen në frigorifer, pasi mund të zgjasin tre deri në katër javë. Pasi të keni nxjerrë kokrrat futini në një qese plastike të mbyllur në mënyrë hermetike dhe vendosini në frigorifer tek ngrirja.

Këshilla shtesë

Për ta hapur shegën pa bërë rrëmujë, ndajeni lëvozhgën në katër pjesë, pastaj futeni frutin në një enë me ujë dhe ndani lëkurën, duke bërë që kokrrat të dalin menjëherë.

Erëza të freskëta

Cila është mënyra më e shpejtë dhe e lehtë për t’i dhënë jetë një pjate të vakët? Shtojini një dorë me erëza të freskëta si borzilok, majdanoz apo mente pak para se të servirni ushqimin dhe magjia u krye duke i dhënë më shumë shije ushqimit.
Si t’i zgjidhni

Kur të zgjidhni erëzat, freskia është e një rëndësie kyçe. Borziloku dhe mentja fillojnë të bien dhe të humbasin aromën e tyre menjëherë pasi janë këputur. Majdanozi është pak më i fortë, por sërish nuk këshillohet të mbahet gjatë.

Si t’i ruani

Në mënyrë të veçantë me borzilokun dhe menten, është t’i trajtoni si lule të sapo këputura- vendosini në një gotë me ujë, vendosni mbi to një qese plastike dhe futini në frigorifer.

Këshilla shtesë

Një nga gjërat më të mira që mund të bëni me erëzat e buta është të bëni salcë, si pesto përshembull. Përzijini erëzat me pak hudhër dhe kripë dhe vendosini në blender, hidhini dhe pak vaj ulliri dhe ja ku keni një super salcë. Po të dëshironi mund t’i hidhni dhe pak lëng limoni. Me këtë recetë, nuk mund të gaboni.

Kungull

Nuk po flasim për kungujt e vegjël, por ato të mëdhenjtë me lëkurë të trashë. Kungujt janë ndër të paktat zarzavate me lëkurë të trashë që mund të ruhen gjatë muajve të dimrit.

Si t’i zgjidhni

Zgjidhni kunguj që kanë ngjyra të forta dhe që nuk kanë piesë të buta e të çara. Kërcelli duhet të jetë gjithashtu i fortë.

Si t’i ruani

Kungujt duhen mbajtur në një vend të errët dhe nuk është e nevojshme që të mbahen në frigorifer.

Këshilla shtesë

Për të gatuar kungullin, ndajeni në gjysëm dhe hiqini farat. Mund ta zieni ose ta piqni në furrë në një tavë.

Kungulli është një mrekulli nëse bëhet byrek, siç është dhe traditë e shumë amvisave shqiptare.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *