Sinjalet që dërgon trupi kur është plot helme

Në organizëm çdo ditë fusim një grumbull të materieve të dëmshme, toksine, të cilat i marrim me frymëmarrje nga ajri i ndotur, cigaret apo i fusin me ushqim të cilat përmbajnë pesticide dhe substanca artificiale…

Trupi rregullisht nëpërmjet djersitjes apo urinës pastrohet nga këta ndotës mirëpo nëse e helmojnë së tepërmi, helmet do të grumbullohen në organizëm.

Këtë mund ta identifikojmë nëse në trup vërejmë së paku tri nga këto shtatë shenja.

Gjuha e verdhë apo e bardhë

Ushqimi i cili përmban materie të dëmshme mund të çrregullojë mukozën delikate të sistemit tretës gjë që përfshin edhe gjuhën. Nëse është në sipërfaqe të gjuhës shtresa e bardhë apo e verdhë, pothuajse është e sigurt që sistemin tretës lufton me helmet.

Probleme me shëndetin e lëkurës

Nëse keni lëkurë të infektuar dhe keni të kruara, ndërsa që higjiena është e rregullt, duhet pasur kujdes nga helmet.

Dhimbjet e shpeshta të kokës

Dhimbjet e kokës në të shumtën e rasteve janë tregues se pjesë të trupit tuaj nuk funksionojnë si duhet, e një nga arsyet mund të jetë edhe sasia e tepërt e helmeve në trup.

Mungesa e energjisë

Nëse ndieni lodhje kronike pa marrë parasysh se sa flini, me siguri se duhet të shikoni, nëse keni sasi të madhe të helmeve në gjak.

Yndyra e tepërt në zonën e barkut

Yndyra e tepërt në zonën e barkut mund të na tregojë se trupi është plot me toksina, pasi ato pengojnë aftësitë e organizmit për të rregulluar nivelet e glukozës dhe për të metabolizuar kolesterolin.

Sinuse të bllokuara

Toksinat e vazhdueshme që vijnë nga ajri i kontaminuar mund të shkaktojnë një gjendje të tillë.

Probleme me fshikëzën e tëmthit

Ajo mund të rëndohet për shkak të formacioneve të toksinave në mëlçi. Gjithashtu fshikëza e tëmthit mund të bllokohet.

Temperaturë

Për shkak të nivelit të lartë të toksinave në organizëm, mëlçia mund të punojë më tepër se ç’huhet dhe në këtë mënyrë prodhon nxehtësi shtesë, duke shkaktuar temperaturë në organizëm.

Pagjumësia

Nëse për një kohë të gjatë flini me vështirësi ose cilësia e gjumit nuk është si dikur, kjo mund të jetë shenjë e nivelit të lartë të helmeve në trup.

RAPORTO