Sa të shëndetshme janë ushqimet e thata?

21.08.2021

Tharja është një nga mënyrat më të vjetra për të ruajtur ushqimet. I bën të qëndrojnë më gjatë dhe i mban të sigurta për t’u ngrënë. Në aspektin ushqyes, ushqimi mbetet kryesisht i njëjtë, megjithëse procesi i tharjes mund të shkatërrojë vitaminat A dhe C. Numri i kalorive mund të rritet ndërsa ushqimi tkurret dhe lëndët […]

Sa të shëndetshme janë ushqimet e thata? Foto: Ilustrim

Tharja është një nga mënyrat më të vjetra për të ruajtur ushqimet. I bën të qëndrojnë më gjatë dhe i mban të sigurta për t’u ngrënë.

Në aspektin ushqyes, ushqimi mbetet kryesisht i njëjtë, megjithëse procesi i tharjes mund të shkatërrojë vitaminat A dhe C. Numri i kalorive mund të rritet ndërsa ushqimi tkurret dhe lëndët ushqyese bëhen më të përqendruara.

Mish i thatë: është një burim i pasur i proteinave. Ai ka përmbajtje të ulët të karbohidrateve, dhe është i pasur me lëndë ushqyese si zinku, B12 dhe hekur.

Rrush i thatë: është i pasur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave. Ai është gjithashtu një burim i mirë i fibrave, hekurit dhe kaliumit. Gjatë procesit të tharjes rrushi humbet ujin dhe tkurret, kështu që sheqeri dhe kaloritë që mbeten janë më të përqendruara.

Kajsitë e thata: janë më të larta në shumicën e lëndëve ushqyese sesa kajsitë e freskëta. Një racion prej 5-6 kajsish të thata ka katër herë më shumë fibra sesa kajsitë e freskëta. Fibrat ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të kancerit. Kajsitë e thata gjithashtu kanë më shumë kalium, hekur dhe kalcium. Gjithsesi gjatë procesit të tharjes ato humbasin pjesën më të madhe të vitaminës A dhe C.

Kumbulla të thata: Me përjashtim të disa vitaminave, shumica e ushqyesve janë më të mirë te kumbullat e thata sesa kumbullat e freskëta. Ato janë të pasura me kalium, hekur, fibra dhe vitaminë K, si dhe antioksidantë. Ashtu si frutat e tjera të thata, ato kanë shumë kalori dhe sheqer. Kumbullat e thata gjithashtu lehtësojnë kapsllëkun.

Manaferrat e thatë: janë shpesh më të pasura në lëndë ushqyese si fibra, hekur dhe kalium sesa ato të freskëta. Gjatë procesit të tharjes kur humbasin ujin, sheqeri dhe kaloritë shtohen.

Perime të thata: Nga brokoli tek kungulli, shumica e perimeve mund të thahen dhe të përdoren më vonë në supa ose pjata të tjera. Ashtu si frutat, perimet e thata mund të mbajnë më shumë lëndë ushqyese sesa versionet e tyre të freskëta. Por ato humbasin gjithashtu vitaminat A dhe C gjatë tharjes.