Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

18.01.2020

Shëndeti. Atributi më i vyer. Mënyra e shëndetshme e jetesës, të ushqyerit siç duhet, ushtrimi fizik i lehtë, evitimi i stresit përbëjnë disa nga synimet e njeriut të sotëm për ruajtjen e shëndetit të tij të mirë. Të gjitha këto duhet të shoqërohen nga kontrolle mjekësore të rregullta parandaluese (Check up), “badigardin” absolut të shëndetit […]

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?! Foto: Laboratori Biokimik dhe Hematologjik "RIOLAB"

Shëndeti. Atributi më i vyer. Mënyra e shëndetshme e jetesës, të ushqyerit siç duhet, ushtrimi fizik i lehtë, evitimi i stresit përbëjnë disa nga synimet e njeriut të sotëm për ruajtjen e shëndetit të tij të mirë. Të gjitha këto duhet të shoqërohen nga kontrolle mjekësore të rregullta parandaluese (Check up), “badigardin” absolut të shëndetit tonë. Ju ofrojmë paketa të posaçme për t’u kujdesur për shëndetin. Parandaloni në kohë, kujdesuni për shëndetin tuaj!

SEPSE:

  • Diagnostikimi në stadet e para të sëmundjes çon në ecuri më të mirë të saj.
  • Studimi i stilit të jetesës (përdorimi i cigares, alkoolit, apo sjellje të tjera me risk) dhe i historisë mjekësore personale dhe familjare gjatë vizitës së Check Up ndihmon në parandalimin e sëmundjeve.
  • Check Up – i juaj nuk vlerëson vetëm mirëqenien tuaj fizike, por edhe shëndetin tuaj mendor.
  • Vizita e përvitshme tek mjeku juaj ndihmon në krijimin e një marrëdhënie më komode mjek-pacient.
  • Dhe…. Sepse ju jeni më të qetë kur ia besoni shëndetin tuaj profesionistëve!

HbA1c
Ky test mat sasinë e hemoglobinës që lidhet me glukozën. Bëhet fjalë për A1c, një nga format e hemoglobinës. Sa më i lartë niveli i glukozës (sheqerit) në gjak, aq më i lartë është edhe niveli i HbA1c. Meqë jetëgjatësia e eritrocitit është 120 ditë, ky test na jep informacion për nivelet e sheqerit në gjak për 2-3 muajt e fundit. Pra, është një test i rëndësishëm për të ndjekur ecurinë e pacientëve diabetikë, por së bashku edhe me ekzaminime të tjera edhe për të diagnostikuar diabetin Mellit.

ALT/AST
Alaninë Aminotransferaza (ALT) dhe Aspartate aminotransferaza (AST) janë enzima të gjetura në mëlçi, por në sasi të ndryshme gjenden edhe në veshka, në zemër dhe në muskuj. Mëlçia është organ shumë i rëndësishëm pasi ndihmon në tretjen e ushqimeve, në eliminimin e substancave toksike, si dhe në prodhimin e shumë proteinave si psh: faktorët e koagulimit. Në njerëzit me mëlçi të shëndetshme niveli i këtyre enzimave është brenda normës. Ato rriten në dëmtimet e mëlçisë nga infeksionet e ndryshme virale, hepatitet, mbidozimi me ilaçe, apo përdorimi i alkoolit.

ESR
Eritrosedimenti (ESR) është një ekzaminim që shpreh shkallën e inflamacionit në trupin e njeriut. Ai mat shpejtësinë e lëvizjes së eritrociteve në një tub vertikal. Kur kemi inflamacion rritet përqëndrimi i proteinave specifike si fibrinogjeni, imunoglobulinat duke bërë kështu rënien më të shpejtë të eritrociteve, pra rritjen e eritrosedimentit. Eritrosedimenti rritet në situata të ndryshme si infeksione, sëmundje autoimune, apo ato malinje.

Hemograma
Hemograma është një ekzaminim që na jep informacion për tre ndarjet kryesore të gjakut. Rruazat e kuqe, Rruazat e bardha dhe Trombocitet.Emërtimet kryesore në hemogramë:

  • WBC Leukocite (rruazat e bardha)
  • RBC Eritrocite (rruaza të kuqe)
  • Hb Hemoglobina
  • Hct Hematokriti
  • MCV Volumi mesatar korpuskular
  • MCH Hemoglobina mesatare korpuskulare
  • MCHC Përqëndrimi mesatar i hemoglobinës korpuskulare
  • PLT trombocitet

Eritrocitet përmbajnë hemoglobinën, proteinë kjo që transporton oksigjenin nëpër qelizat e organizmit. Tek njeriu i shëndetshëm rruazat e kuqe kanë formë të ngjashme dhe përqëndrim normal të Hb. Ndryshime kemi në rastet e patologjive si mungesa e hekurit, Vit B12 apo acidit folik. Në rastet kur niveli i Hb apo numri i eritrociteve është më i vogël se norma kemi të bëjmë me anemi, e cila manifestohet me këputje trupi, debulesë të përgjithshme dhe vështirësi në frymëmarrje. Por ka raste që asnjë ankesë nuk është e pranishme. Në rastet kur numri i eritrociteve është mbi normë kemi të bëjmë me policiteminë, e cila shoqërohet me çrregullime të fluksit të gjakut në enët e gjakut.

PLT- trombocitet luajnë rol shumë të rëndësishëm në koagulimin e gjakut. Nëse numri i tyre është i ulët kemi risk të shtuar për hemorragji.

WBC -leukocitet janë klasa përgjegjëse për mbrojtjen ndaj infeksioneve. Ato kanë disa nënklasa: neutrofilet, limfocitet, bazofilet, euzinofilet dhe monocitet. Në varësi se cila prej nënklasave është e rritur gjykojmë edhe për llojin e shkaktarit, psh në rastet e infeksioneve bakteriale rritet numri i neutrofileve, ndërsa në ato virale kryesisht limfocitet. Në rastet e alergjive pritet një rritje e numrit të euzinofileve.

Urea
Ky test mat në gjak sasinë e metaboliteve që formohen nga metabolizmi i aminoacideve dhe proteinave në mëlçi e më pas në veshka. Tek njeriu i shëndetshëm kjo sasi është brenda kufijve të normës. Në rastet e patologjive që çojnë në prodhim të shtuar nga mëlçia, apo në eliminim të pakët nga veshka niveli i azotemisë rritet. Ndërsa në patologji të tjera apo dëmtime të mëlçisë të shoqëruara me ulje të prodhimit, atëherë azotemia do të rezultojë e ulur.

Kreatinemia
Kreatinina është një produkt i degradimit të kreatinës, substancë kjo e ndodhur në qelizat muskulare. Pothuajse e gjithë sasia e kreatininës eliminohet me veshka. Prandaj ky ekzaminim është tregues i përshtatshëm për funksionin e veshkave, por, niveli i saj varet edhe nga masa muskulore e njeriut. Pra, pritet që tek meshkujt ky nivel të jetë më i lartë se sa tek femrat dhe fëmijët.

Lipidograma
Lipidograma është një ekzaminim që tregon nivelin e yndyrnave në gjak, përkatësisht kolesterolit, triglicerideve dhe nënklasave të tyre. Kolesteroli është një substancë thelbësore në organizmin e njeriut, pasi gjendet në përbërjen e membranave qelizore, si dhe merr pjesë në sintezën e hormoneve apo në proceset e tretjes dhe të përthithjes së ushqimeve. Një pjesë e kolesterolit qarkullon në gjak në formën e komplekseve lipoproteinike, përkatësisht: HDL – C (kolesteroli i mirë) që e largojnë kolesterolin nga qarkullimi dhe LDL – C (kolesteroli i keq) që e depozitojnë atë në inde dhe organe. Është shumë e rëndësishme mbajtja në nivelet e lejuara të kolesterolit, pasi në nivele të larta ai depozitohet në formën e pllakave aterosklerotike në enët e gjakut duke i ngushtuar ato dhe duke shtuar riskun për sëmundje kardiovaskulare.
Trigliceridet janë një burim i rëndësishëm energjie për organizmin. Ato ndodhen në indin dhjamor, por qarkullojnë edhe në gjak, shumica e tyre të lidhura me disa lipoproteina VLDL.
Përveç mënyrës së ushqyerit, në rritjen e triglicerideve në gjak, ndikon edhe stili i të jetuarit, jeta pasive, përdorimi i cigares, alkoolit apo patologji si diabeti dhe sëmundjet renale.

Analizë urine
Ky test përcakton praninë e metabolitëve normalë dhe patologjike të organizmit, praninë e qelizave apo bakterieve në urinë. Urina prodhohet nga veshkat, ku bëhet edhe filtrimi i gjakut, duke eliminuar toksinat dhe duke ruajtur në gjak një bilanc normal proteinash, elektrolitesh dhe uji. Zakonisht urina ka ngjyrë të verdhë të qartë, por mund të variojë nga momenti kur merret analiza, si dhe gjendja klinike e njeriut. Normalisht urina nuk duhet të përmbajë glukozë, proteinë, bilirubinë, rruaza të kuqe, të bardha, kristale apo bakterie. Ato mund të shfaqen në rastet kur sasia e disa substancave është e lartë në gjak, psh diabeti që manifestohet me sheqer të lartë në gjak, por edhe në rastet e infeksioneve apo sëmundjeve të veshkave.

PSA
Antigjeni specifik prostatik (PSA) është një proteinë e prodhuar nga qelizat e gjendrës së prostatës. Është një test që ndihmon në depistimin e sëmundjeve të prostatës, por edhe në ndjekjen e ecurisë tek pacientët e diagnostikuar tashmë me këto çrregullime. Ka dy teste specifike: total PSA dhe free PSA. Në diagnostikimin e patologjive specifike është shumë e rëndësishme matja e të dyja formave, si edhe raporti ndërmjet tyre.

Laboratori Biokimik-Hematologjik “RIOLAB”
Adresa:Luigj Gurakuqi p.n Suharekë 23000
Tel:044 400 707
www.riolab-ks.com / info@riolab-ks.com
“Të përkushtuar ndaj shëndetit tuaj”