Pse antibiotikët duhet t’i marrim vetëm kur kemi domosdoshmëri absolute

25.11.2021

Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Infeksioneve dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, antibiotikët nuk rekomandohen për shumicën e dhimbjeve të fytit, pasi nuk janë efektivë kundër viruseve që shkaktojnë 8 nga 10 dhimbje të fytit. Kur merrni antibiotikë, bakteret në trupin tuaj mund të bëhen rezistente ndaj antibiotikut. Këto baktere rezistente ndaj antibiotikëve mund të […]

Pse antibiotikët duhet t’i marrim vetëm kur kemi domosdoshmëri absolute Foto: Ilustrim

Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Infeksioneve dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, antibiotikët nuk rekomandohen për shumicën e dhimbjeve të fytit, pasi nuk janë efektivë kundër viruseve që shkaktojnë 8 nga 10 dhimbje të fytit.

Kur merrni antibiotikë, bakteret në trupin tuaj mund të bëhen rezistente ndaj antibiotikut. Këto baktere rezistente ndaj antibiotikëve mund të qëndrojnë në trup deri në 1 vit.

Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve janë më të vështira apo edhe të pamundura për t’u trajtuar. Përdorimi jo i duhur i antibiotikëve çon në shkatërrimin e baktereve të dobishme dhe përfundimisht infeksionet bakteriale do të bëhen të patrajtueshme.

“Antibiotikët nuk do të funksionojnë në rast të ftohjes apo gripit. Ata nuk kanë efekt të menjëhershëm për lehtësimin e dhimbjes, kështu që fyti mbetet i lënduar me ose pa antibiotikë.

Përkundrazi, mund të shkaktojnë efekte anësore si diarre dhe të prishin bakteret e dobishme në zorrën tuaj (mikrobiomën) që janë të rëndësishme për shëndetin dhe sistemin tuaj imunitar”, thotë me rastin e Ditës Evropiane të Ndërgjegjësimit për Antibiotikët, S. Skliros, mjek i përgjithshëm.